Dorë për dore me të dashurin Dua merr vëmendje
BKT
Magazina

Dorë për dore me të dashurin Dua merr vëmendje

Dua Lipa u vesh me të kuqe teksa ecte dorë për dore me të dashurin Anwar Hadid, teksa u largua nga darka e 25 vjetorit të martesës së prindërve të saj.

Ajo ka qenë e pandashme nga vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, qysh kur filluan romancën verën e kaluar, shkruan DailyMail.

Dua Lipa vërtetoi se marrëdhënia e saj me Anwar Hadid po vazhdon të jetë e fortë pasi ata u shfaqën dorë për dore, teksa u larguan nga darka e 25-vjetorit të martesës së prindërve të saj, në Londër mbrëmjen e së martës.

Këngëtarja 24-vjeçe, që qëndron në krye të tabelave, tërhoqi vëmendjen teksa u pa me pantallona lëkure, të kuq dhe një xhaketë të zezë.

Xhaketa e saj e brendit “Balenciaga” kap shifrën 3.950 funta dhe sandale “Bottega Veneta” në vlerë 905 funta.

Ndërsa, Anwar kishte veshur një bluzë dhe pantallona gri, teksa po e shoqëronte Duan.

Gjatë ditës, Dua përmes Instagramit u kishte bërë dedikim të ndjerë prinidërve, me rastin e 25-vjetorit të martesës së tyre.

Dua dhe Anwar kalojnë shumë kohë së bashku në Londër, Los Angeles dhe New York, raportohet se ata morën me qira një apartament pas vetëm dy muajsh lidhje.

Pasi e konfirmuan lidhen, Dua dhe Anwar janë parë në shumë evente bashkë. /Lajmi.net/

    


MË SHUME NGA Magazina