Daniel Radcliffe flet pas raportimeve se është infektuar me koronavirus
Daniel Radcliffe mohon pretendimet e rreme që ai është infektuar me koronavirus, pas përhapjes së lajmit nga një llogari e rreme në emër të “BBC”.
Daniel Radcliffe pretendohej se ishte i famshmi që është prekur nga koronavirusi të martën, pas një raportimi të rrejshëm që u përhap shpejt në twitter, shkruan DailyMail.
Ylli i “Harry Potter”, 30 vjeç, u gjend në qendër të një ‘stuhie’ në rrjete sociale pasi lajmi i rremë u përhap përmes llogarisë false të BBC-së, @BBC NewsTonight.
“Daniel Radcliffe është testuar pozitv për koronavirusin”, thuhet në tweet.
Pas informacionit të rremë të përhapur në platformën e mikro-blogjeve, një përfaqësues për aktorin britanik deklaroi se pretendimet nuk ishin ‘të vërteta’.
Këto komente të përfaqësuesve të aktorit erdhën pasi ‘tweet-i’ i rremv u shpërnda mijëra herë mes përdoruesve.
Llogaria në Twitter dukej e ligjshme në shikim të parë, pasi kishte edhe logon zyrtare të BBC-së, por më tej filluan dyshimet pasi ajo kishte vetëm 125 ndjekës. Pas këtij rasti ajo llogari është pezulluar.
Koronavirusi vdekjeprurës ka infektuar më shumë se 118,000 në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 4200 globalisht, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Koronavirusi ka shkatërruar edhe industrinë e argëtimit, javën e kaluar u njoftua për shtyrjen e premierës së Daniel Craig, “No Time To Die” për në muajin nëntor.
Në të gjithë botën, shpërthimi ndërkombëtar i koronavirusit mund sjell humbje në industrinë e filmit sa rreth 5 miliardë dollarë, sipas The Hollywood Reporter.
























