15:23 / 11.03.2020
Rama: Mbyllen të gjitha lokalet dhe restorantet në Tiranë dhe Durrës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës.
” NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!”, shkruan Rama në Facebook.























