Përfaqësuesi i Zvicrës në “Eurovision”, mbështet haptas Arilenën
BKT
Magazina

Përfaqësuesi i Zvicrës në “Eurovision”, mbështet haptas Arilenën

Arilena Ara do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurosong”.

Këngëtarja do të këndojë në gjuhën angleze, version të cilin e realizoi së fundi me titull “Fall from the sky”.

Por, Arilena nuk është shqiptarja e vetme në këtë kompeticion, këtë vit garon edhe një tjetër artist që ka origjinë nga Kosova.

Bëhet fjalë për artistin Gjon Tears, i cili këtë vit do ta përfaqësojë Zvicrën.

Ky i fundit ka treguar publikisht që mbështet Arilenën në këtë festival dhe se kënga e saj është favoritja.


MË SHUME NGA Magazina