Kaos total nga koronavirusi: Roma nuk fluturon drejt Spanjës, UEFA në hall
BKT
Sport

Kaos total nga koronavirusi: Roma nuk fluturon drejt Spanjës, UEFA në hall

Roma e ka konfirmuar që nuk do të fluturojë drejt Spanjës për ndeshjen e së enjtes kundër Sevilla në Europa League. Spanja ka bllokuar fluturimet nga Italia, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Kështu UEFA do të jetë në pozita të vështira për të gjetur një zgjidhje. Këtë periudhë futbolli ka kaluar në plan të dytë dhe Sindikatat e Futbollistëve kanë kërkuar që të ndërpritet futbolli e jo të luhet më dyer të mbyllura.

Edhe ndeshja Inter-Getafe nuk dihet nëse do të zhvillohet. Presidenti i klubit spanjoll ka deklaruar se nuk do ta dërgojë ekipin e tij në Milano, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në Itali dhe Europë.