Icardi në “orbitën” e Mourinhos
BKT
Sport

Icardi në “orbitën” e Mourinhos

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është duke menduar për përfocimet e tregut të verës.

“Spurs” mbrëmë u eliminuan nga Liga e Kampionëve pasi u mundën nga Leipzig, dhe tashmë strategu portugez po mendon për freskime për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi është në “orbitën” e Tottenhamit. Icardi, i cili po luan tek parisienët në formë huazimi nga Interi, duket se sezonin e ardhshëm do të bëhet me klub të ri.

Sipas mediave britanike, londinezët synojnë ta blejnë Icardin, i cili kërkohet edhe nga gjiganti italian, Juventus.

Mourinho po kërkon zëvendësues te Harry Kane, dhe Icardi është në krye të listës së skuadrës anglez.