“Dridhet” Arsenali, mund t’i humbasë dy sulmuesit kryesorë
BKT
Sport

“Dridhet” Arsenali, mund t’i humbasë dy sulmuesit kryesorë

Situata e komplikuar që po kalon Arsenali mund të çojë në një revolucion të skuadrës gjatë merkatos së verës.

Klubi anglez duhet të rregullojë çështjet me sulmuesit Aubameyang e Lacazette, të cilët me shumë mundësi do të largohen në fund të sezonit.

Kapiteni i “Topçinjve” ndiqet nga Barcelona dhe Interi që gjatë verës do të kërkojnë ta shkëpusin 30-vjeçarin nga Londra, raporton SS.

Sa i takon Lacazette, 28-vjeçari kërkohet me insistim nga spanjollët e Atletico Madridit. “Los Colchoneros” pasi nuk arritën te siguronin Cavanin do të synojnë të arrijnë te francezi, të cilin e ndiqnin që në kohën kur luante tek Lyoni.