Rexhaj: Ndërprerja e mësimit u bë për të parandaluar përhapjen e virusit
RTKlive
Qeverisë së Kosovës në kuadër të masave kundër koronavirusit, ka marrë vendim për ndërprerjen e procesit edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020.
Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, tha se i kanë rezistuar këtij vendimi në javën e fundit për ndërprerjen e mësimit.
“Është vendim është i rëndë, po shëndeti është parësor, është vendim i imponuar dhe shkolla mos të behet vatër e virusit. Është masë parandaluese për paraqitjen e koronavisurit. Ne po i ndërmarrim të gjithë masat për të parandaluar këtë virus, i cili ende për fat ende nuk është në Kosovë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij Kosova i ndërpres masat sipas mundësive. “Shtetet i marrin masat sipas mundësive, ne kemi vendosur që në këtë rast të ndërpritet mësimi. Ka shtete tjera që nuk kanë ndërprerë edhe pse kanë raste, po janë më të zhvilluara”, deklaroi ai.
Rexhaj bëri me dije se deri më 27 mars është masa e parë e ndërprerjes, pastaj do të shihet si do të ndodh.
“Ndërprerja e mësimit u bë për të parandaluar përhapjen e virusit, nuk është gjë ë mirë. Rifillim i mësimit do të bëhet në koordinim. Ne jemi të përkushtuar të rifillojmë mësimit. Drejtoritë komunale do të punojnë në dezinfektim. Sot do të dërgojmë udhëzimet drejtorive komunale”, deklaroi ai.
Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, apeloi të gjitha institucione të respektojnë vendimin e qeverisë.
“Nuk kanë të drejtë asnjë institucion të punojnë, në rast se nuk respektohet vendimi do të kenë vet pasoja ligjore ata që nuk respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës në kuadër të masave kundër koronavirusit”, tha ai.























