Gjendet e vdekur ish gruaja e Floyd Mayweather
BKT
Magazina

Gjendet e vdekur ish gruaja e Floyd Mayweather

Josie Harris, nëna e tre fëmijëve të boksierit Floyd Mayweather u gjet e vdekur mbrëmjen e djeshme në makinën e saj në Kaliforni.

40-vjeçarja u gjet pa shenja jete në rrugicën e shtëpisë së saj ku fut makinën. Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Harris ishte e lidhur me boksierin e njohur nga vitet 1995 në 2010.  Ai u akuzua për keqtrajtimin e saj në vitin 2010 dhe për këtë arsye kaloi 2 muaj në burg.

Mediat amerikane raportojnë se sipas burimeve, në trupin e viktimës nuk janë shfaqur shenja dhunë, ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.


MË SHUME NGA Magazina