Pas Tiranës edhe Durrësi pezullon me afat të pacaktuar transportin publik
BKT
Shqipëri

Pas Tiranës edhe Durrësi pezullon me afat të pacaktuar transportin publik

Prej orës 08:00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë: shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Durrësit), shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna) dhe shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë Durrës me Bashkinë e Krujës dhe Bashkinë e Shijakut)

 

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19. 


MË SHUME NGA Shqipëri