Kurti takohet me Apostoloven, flasin për heqjen e taksës
BKT
Lajme

Kurti takohet me Apostoloven, flasin për heqjen e taksës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Një nga temat e takimit ishte vizita zyrtare e kryeministrit Kurti në Bruksel. Nga ana e saj, Apostolova përsëriti rezultatin pozitiv të heqjes graduale të tarifës me Serbinë.

Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve.

Ndryshe, SHBA-të tash e një kohë kanë paralajmëruar sanksione ndaj Kosovës si rrjedhojë e mos-dëgjueshmërisë së qeverisë Kurti për heqjen e plotë të taksës.


MË SHUME NGA Lajme