Themelohet Komision i Posaçëm për Parandalimin e Koronavirusit
Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin e Posaçëm për Parandalimit e Koronavirusit.
Kryesuesi i tij do të jetë kryeministri Albin Kurti, ndërsa anëtarë janë disa ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Anëtarët e këtij komisioni janë: Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Haki Abazi, ministri i Shëndetësisë Arben Vitija,ministri i punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Financave Besnik Bislimi,ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari, ministrja e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.
Komisioni ka për detyrë të menaxhojë procesin e parandalimit të inkfesionit në emër të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe kontrollin e zbatimit të ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve të të gjitha bizneseve, përfshirë farmacitë e të tjera që ofrojnë produkte ushqimore dhe higjienike dhe të mos abuzojnë me çmime.
Kurti tha se kjo tregon seriozitetin e Qeverisë ndaj situatës së krijuar pas përhapjes së koronavirusit në botë, Europë dhe rajon.























