20:59 / 12.03.2020
Baseli i Zhegrovës dhe Xhakës deklason Eintrachtin, s’gabon as United
Baseli i Edon Zhegrovës dhe Taulant Xhakës, e ka deklasuar në udhëtim Einrachtin e Frankfurtit, duke e mposhtur 0-3, sonte në sfidën e parë të 1/8 e finales së Europa League.
Skuadra zvicerane, ishte dukshëm më e mirë se ekipi gjerman. Xhaka ishte titullar në këtë ndeshje, derisa ylli i Kosovës, Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në finish të ndeshje.
Campo, Bua dhe Frei shënuan nga një gol në fitoren e Baselit, e cila bën hapin e madh për të kaluar në rundin tjetër të garave në Europa League.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Manchester United që në udhëtim mundi LASK (0-5), ndërkaq, sfida mes Basaksehir dhe Koebenhaven, është mbyllur me fitoren minimale të skuadrës turke.























