Tare: Nga Juventusi janë 140 në karantinë! Rrezikohet edhe Evropiani
BKT
Sport

Tare: Nga Juventusi janë 140 në karantinë! Rrezikohet edhe Evropiani

Pas infektimit të një lojtari të Juventusit dhe një të Samptorias, Igli Tare tha se nga klubi i Juventusit janë në karantinë rreth 140 persona.

Në lidhje me skype për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Tare tha se rrezikohet që Kampionati Evropian, i cili është planifikuar të luhet në qershor të mos zhvillohet.

“Nga Juventusi janë 140 persona në karantinë. Duhet ta kalojmë këtë fazën maksimale të këtij virusi. Nëse do respektohen gjerat në mënyrën e duhur. Neve patëm një bisedë me skuadrën, analizuam gjithë bashkë dhe ishim dakord që ta ndalonim aktivitetin deri të hënë, por besoj se do të zgjasë të paktën edhe për një javë tjetër. Gjëja kryesore është si do të jetë vazhdimësia dhe ndoshta ajo që mund të jetë më e drejta, duke pasur parasysh që edhe shumë shtete të tjera janë të prekura nga ky fenomen, besoj që kampionati evropian do të shtyhet ose nuk do të luhet fare dhe ti jepet prioritet mbarimit të kampionateve”, tha Tare.