Mbyllet “Disneyland”, shkak pandemia koronavirus
BKT
Magazina

Mbyllet “Disneyland”, shkak pandemia koronavirus

"Disneyland" mbyllet për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Disney ka mbyllur “Disneyland” dhe “California Adventure”, në Anaheim, Kaliforni, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, shkruan CNN.

“Ndërsa nuk ka pasur raste të raportuara të COVID-19 në Disneyland Resort, pasi të kemi shqyrtuar me kujdes udhëzimet e urdhrit ekzekutiv të Guvernatorit të Kalifornisë dhe për interesin më të mirë të mysafirëve dhe punonjësve tanë, ne po vazhdojmë me mbylljen e Disneyland Park dhe Disney California Adventure, duke filluar mëngjesin e 14 marsit deri në fund të muajit, “, tha një zëdhënës i Disneyland Resort, në një deklaratë.

Megjithëse parku do të mbyllet të shtunën, hotelet në Disneyland Resort do të qëndrojnë të hapura deri të hënën, 16 ,ars, “për t’u dhënë miqve mundësinë për të bërë marrëveshjet e nevojshme të udhëtimit”, thuhet në deklaratë.

“Ne do të monitorojmë situatën në vazhdim dhe do të ndjekim këshillat dhe udhëzimet e zyrtarëve federal dhe shtetëror dhe agjencive shëndetësore. Disney do të vazhdojë të paguajë anëtarët gjatë kësaj kohe,” thuhet në deklaratë.

Në njoftim thuhet se mysafirët që dëshirojnë të ndryshojnë apo anulojnë vizitat e tyre , do t’iu sigurohet rimbursimi gjatë kvsaj periudhe mbylljeje.

Disneyland mbyllet për shkak të koronavirusit, pas mbylljes së “Disney” në Shanghai dhe Hong Kong, në fillim të këtij viti.

Në fakt, parku është mbyllur disa herë që nga hapja e tij në 1955. “Disneyland” ishte mbyllur për ditën kombëtare të zisë pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy dhe sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Mbyllja erdhi me rastin e shpërthimit të pandemisë, e cila ka tronditur industritë kryesore, veçantërisht turizmin, goditi tregjet financiare dhe bëri që disa liga të mëdha sportive të anulojnë ndeshjet.


MË SHUME NGA Magazina