09:39 / 13.03.2020
Koronavirusi, boshatisen rrugët e Lezhës
Policia e Lezhës, forcat e armatosura, ka ushtruar kontrolle atyre pak automjeteve që qarkullojnë në qytet.
Ndërkohë që në një vëzhgim rrugët kryesore të qytetit të Vlorës kanë qenë bosh, bulevardi I. Qemali, Lungomare përgjatë ujit të Ftohtë, rruga Transballkanike, por dhe baret kanë qenë mbyllura, pas masave të ndërmara nga qeveria shqiptare, për parandalimin e koronavirusit.
Edhe rrugët në qytetin e Lezhës janë thuajse të boshatisura në çdo rrugë shihen patrulla policie të cilët ndalojnë automjetet që lëvizin nëse kanë autorizim.
Në qytet janë mbyllur të gjithë lokalet dhe dyqanet.























