17:05 / 13.03.2020
Ja kush është lojtari më i mirë i javës në Champions League
Champions League është kompeticioni më elitar për klube dhe ëndrra e çdo futbollisti, është të luajë në arenën madhështore europiane.
Është shpallur futbollisti më i mirë i javës në Champions League dhe faqja e UEFA-s, publikoi futbollistin fitues.
Ai është ylli i Atalantës, Josip Ilicic, i cili bëri një ndeshje të madhe përballë Valencias në transfertë.
Plot 4 gola shënoi sulmuesi zikaltër, duke ndihmuar skuadrën italiane të fitojë 3-4 dhe të kualifikohet në çerekfinale. Çmim më se i merituar për Ilicic, i cili është në formë të shkëlqyer në këtë vit 2020.
Edhe pse sapo ka filluar ky vit i ri, Ilicic ka shënuar plot 14 gola, duke treguar një formë të mirë si në Serie A, ashtu dhe në Champions League.























