22:52 / 13.03.2020
Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për buxhetin
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën për buxhetin.
Nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të bëhet shqyrtimi i parë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore.
Pika e vetme e rendit të ditës e planifikuar pra është: “i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Kjo seancë vjen pikërisht një ditë pasi në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus. Një 20 vjeçare me shtetësi italiane dhe një 77 vjeçar nga Vitia i cili kishte udhëtuar në Kosovë nga Italia më 5 mars janë të infektuarit.
Në anën tjetër ndarja buxhetore për vitin 2020 pritet të jetë rreth 2.3 miliardë euro.























