Vidal i etur për t’iu bashkuar Interit
BKT
Sport

Vidal i etur për t’iu bashkuar Interit

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është i etur për t’iu bashkuar Interit gjatë verës, raporton Calciomercato.

Trajneri i internistëve, Antonio Conte kishte provuar që ta blejë kilianin edhe në tregun e janarit, dhe siç thuhet, tekniku italian sërish ka kthyer kokën kah Vidal.

Conte i njeh mirë cilësitë e lojtarit më të cilin ka punuar tek Juventusi.  Mësohet se krerët e Interit tashmë janë duke u përgatitur për tu hedhur në sulm për kilianin.