15:28 / 14.03.2020
77 vjeçari me koronavirus në gjendje pak më të rënduar,dy të tjerët stabilë
Gjendja e tre të infektuarve është stabile sipas mjekëve, por pak më të rënduar e ka situatën 77 vjeçari nga Vitia.
Sipas mjekut Sali Ahmeti, 77 vjeçari e ka gjendjen më të rëndë se dy tjerët edhe për shkak sëmundjeve shoqëruese.
Ai gjithashtu është duke u mbajtur në oksigjen, por jo në respirator.
Ahmeti tha se sëmundja mund të jetë më e vështirë në javën e dytë.























