Aktorja italiane, Giuliana De Sio rezulton me coronavirus
Aktorja e famshme italiane, Giuliana De Sio, ka rezultuar pozitive në testin e bërë për COVID-19 apo coronavirusin.
Sipas raportimeve, ajo i kaloi dy javët e fundit në izolim në spitalin Spallanzani në Romë dhe tani ka vendosur të ndajë përvojën e saj të momenteve plot frikë dhe ankth të vetmisë që ka kaluar.
“Kjo lumturi është zhdukur. Unë heshta sepse nuk kisha zë ose fjalë për historinë time horror”, nis rrëfimin e saj De Sio.
Në postimin e ndarë në rrjetet sociale, aktorja tregon se ka qenë në izolim për dy javë pasi e mori virusin me pneunomi gjatë një turneu në mes të shkurtit.
Përveç dhimbjes fizike, e njëjta shprehet se vetmia ishte e papërballueshme, gjersa e përcakton karantinën si testin më të ashpër që ka kaluar në tërë jetën e saj.
“Virusi është i mposhtur”, shkruan ajo në mesazhin e saj për fansat. Ju lutem më doni, sepse këtu metodat është pak të thuash që janë të ngutshme dhe ndjehesh më e braktisur se kurrë. Edhe pse e di se çfarë po ndodh në botë, unë dua të dal!”, shprehet ajo mes tjerash.
























