Tottenham dhe Leicester pas Thomas Strakosha
BKT
Sport

Tottenham dhe Leicester pas Thomas Strakosha

Dy skuadra të Premierligës janë vënë pas portierit të kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Strakosha ka përfunduar në radarin e dy skuadrave të Premierligës, Tottenham Hotspur dhe Leicester City.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Il Tempo’, duke insistuar se gardiani shqiptar është i pari në listën e dëshirave të këtyre skuadrave, transmeton lajmi.net.

Dy skuadrat angleze po përgatiten për një betejë të ashpër për 24 vjeçarin.

Transferimi i Strakoshës synohet të finalizohet gjatë merkatos së verës, por nuk do të jetë aspak e lehtë që të bindet Lazio.

Kontrata aktuale e Strakoshës me skuadrën romake skadon në vitin 2022, por Lazio synon rinovimin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i portierit të kombëtares ‘Kuqezi’.