11:01 / 15.03.2020
Real Madridi me ofertë 155 milionë euro për Sadio Mane
Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë të majme për ta bindur Liverpoolin ta shesë Sadio Manen këtë verë.
Gjiganti spanjoll Real Madrid e ka vendosur yllin e Liverpoolit, Sadio Mane, në krye të listës së synimeve në afatin kalimtar të lojtarëve në verë, sipas tabloidit britanik Mirror.
Liverpooli nuk dëshiron ta shesë yllin e skuadrës, i cili ka qenë jetësor për të kuqtë në sezonet e fundit, transmeton GE.
Por Madridi beson se një ofertë e majme prej 155 milionë euro mund t’ia ndërrojë mendjen kampionit evropian.























