11:11 / 15.03.2020
Juve synon ta blejë Emersonin për 30 milionë euro
Juventus është i interesuar për futbollistin e Chelseat, Emerson Palmieri.
Calciomercato shkruan se torinezët janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 30 milionë euro Emerson.
‘Blutë’ e Londrës kanë vendosur çmimin për shitjen e lojtarit, por ‘Zonja e Vjetër’ synon që ta sjellë Emersonin më çmimi më të lirë.
Mësohet se krerët e gjigantit anglez, tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit të cilin synojnë ta sjellin në Torino gjatë verës që po vjen.























