11:46 / 15.03.2020
Milan ka një tjetër hall me Paqueta
Milan po përballet me një tjetër problem, lidhur me Lucas Paqueta.
Paqueta nuk po gjen hapësirat e tij te skuadra ‘Rosoneri’ dhe sigurisht se do të jetë në listën e lojtarëve që duhet larguar gjatë merkatos së verës.
Por, këtu fillon problemi i ri i skuadrës italiane me lojtarin brazilian, që nuk përmbushi potencialin e tij.
Sipas ‘Tuttosport’, 22 vjeçari po hap problem, pasi skuadra nuk po arrin të gjej blerës për të, transmeton lajmi.net.
Ai i kushtoi skuadrës së tij 39 milionë euro në janarin e 2019-ës, me bonuset që pastaj rritën shifrën në 45 milionë.
Milan tashmë po kërkon blerës për mesfushorin. Destinacioni më i mundshëm është PSG, që janë gati të paguajnë 25 milionë euro për të.























