Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje direkte nga Klina, do të jetë Florinda Gashi, gazetare e RTK-së e cila na njofton më shumë rreth karantinimit në qytetin e Klinës.
Po ashtu në një lidhje direkte nga Vitia do të jetë Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë i cili na njofton për gjendjen e karantinimit në qytetin e Vitisë.
Ndërsa për efektet nga pandemia, koronavirusi në zhvillin e jetës në Shqipëri do të flasë Asllan Bajramia, gazetar i RTK-së.
Dr. Besnik Kojqiqi, Kardiokirurg fletë po ashtu direkt nga Dortmundi-Gjermani, për situaten e koronavirusit.
Pas situatës së krijuar nga koronavirusi, rreth kontrollave të subjeteve biznesore flet direkt nga ATK, Ilir Murtezaj, Drejtori ATK-së.
Për kapacitet e mjeksisë urgjente në teren na njofton Jusuf Bajrami, Shef i Qendrës së Mjeksisë Urgjente në QKUK.
Se çfarë moti na pret ditët në vijim, na tregon direkt nga Ferizaj, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndërsa për orarin e fluturimeve dhe gjendjen në Aeroport na njofton direkt nga ANP, Bujar Gashi, Zëdhënës në Aeroportin Ndërkobëtar "Adem Jashari".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























