15:20 / 15.03.2020
Bajoku mundet nga Terteryan
Boksieri ynë, Shpëtim Bajoku, garoi sot në luftën e parë të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër.
Bajoku u mposht nga garuesi me shumë përvojë, Nikolai Terteryan i Danimarkës, kategoria -63 kg. Ekipi ynë i trajnerëve dorëzuan luftën në raundin e tretë.
Nesër garon Patriot Behrami në kategorinë -69 kg.























