Zyrtare: KB Rahoveci liron të gjithë lojtarët e huaj
BKT
Sport

Zyrtare: KB Rahoveci liron të gjithë lojtarët e huaj

Klubi basketbollistik Rahoveci ka marrë një vendim befasues, duke liruar të gjithë lojtarët e huaj që ka në skuadër.

KB Rahoveci kishte në kontigjentin e vet katër basketbollistë të huaj, por që duket aventura e tyre nuk zgjati as një vit të plotë në Kosovë.

‘Vreshtarët deri te ky vendim kanë ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i klubit:

”Pas suspendimit të kampionatit dhe masave të mara kundër Covid-19, ne vendosim t’i lirojmë të gjithë lojtarët e huaj. Është jonjerëzore t’i mbajmë ata në këto kushte. Ne duhet t’i falënderojmë ata për gjithçka që kanë bërë për klubin, me shpresën që të takohemi përsëri”.