Youssoufa Moukoko, fenomeni 15-vjeçar me kontratë 10 milionë euro…
Kishte vetëm një mënyrë për të shpjeguar cilësitë tenike dhe fizike të Youssoufa Moukoko kur ishte 12-vjeç. Ata që shikonin, thjesht mendonim se kishte gënjyer përmoshën e tij. Është një stereotip i keq, që u atribohet lojtarëve me prejardhje afrikane.
“Kur shoh Youssoufan, imagjinoj që mosha e tij nuk është e vërtetë. Në realitet ai duket një ose dy vjet më i madh. Por, sigurisht, ai nuk është 17. Për të është shumë e vështirë. Nuk dua të fajësor djalin,” – deklaroi dy vjet më parë Timo Preus, kur drejtonte U-23 të Borussias.
Ai shkaktoi tension te Dortmund, por koordinatori i të rinjve, Lars Ricken, ishte i qartë: “Ai është 12 vjeç. Ky është një fakt dhe nuk ka dyshim për të”.
Ai shpërtheu me një dygolësh kundër Schalke U-17 kur ishte vetëm 12 vjeç. Sezonin e ardhshëm shënoi 40 gola. Pastaj ai theu rekordet, duke realizuar 46 gola në sezonin që vijoi. Kishte regjistruar 6 tregolësha dhe 3 katërgolësha. Kjo është arsyeja pse, kur ai ishte 14-vjeç, firma e njohur Nike vendosi të nënshkruante me të një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro.
Ai mori 1 milion euro si këst të parë, u bërë milioner në një kohë kur bashkëmoshatarët e tij thjesht po mësojnë bazat e algjebrës.
Një vit më parë, ai po ndiqej rregullisht nga Barcelona. “Blaugranat” e vëzhguan në gjysmëfinale U-17 kundër Bayer Leverkusenit. Sa më shumë rritet, aq më shumë vëmendje kërkon Moukoko. Tani është 15 vjeç dhe po turbullon ujërat.
Muajin e kaluar u thirr në skuadrën U-19 të Gjermanisë, pavarësisht se ishte tre vjet më i vogël se kjo grupmoshë. Ai do të përfshihet në skuadër për ndeshjet kundër Uellsit, Austrisë dhe Serbisë, në fund të marsit.
Ligji në Gjermani parashikonte që futbollistët e rinj duhet të mbushin 16 vjeç para se të lejohen të luajnë në Bundesligë dhe nga sezoni aktual u ndryshua në 17 vjeç. Kjo do të thoshte që Moukoko nuk mund të bashkohet me ekipin e parë deri në sezonin 2021-22, duke patur parasysh se ai ka lindur në nëntor 2004. Mirëpo grumbullimi me 19-vjeçarët e Gjermanisë i jep atij të drejtë të luajë në Bundesligë.
Pas 35 golave në 26 paraqitje këtë sezon dhe 90 golave në 56 ndeshje konkurruese për Dortmundin U-17, ai është në vëmendjen e trajnerit Lucien Favre.
“Ne e kemi një plan për të, por nuk mund të them saktësisht kur ai do të bashkohet me ne. Ndoshta në mars, por ne ende duhet të presim për disa gjëra.”
Njëra prej këtyre “gjërave” tani është, natyrisht, pandemia e Coronavirusit, që ka shkaktuar kaos në të gjithë globin.























