14:13 / 16.03.2020
Gazetaria në UP fillon mbajtjen e mësimit online
Departamenti i Gazetarisë i Universitetit të Prishtinës ka filluar mbajtjen e mësimit online, pas rrethanave të krijuara në vend për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 dhe pezullimit të mësimit nga ana e institucioneve.
Sot, sipas orarit prof.asoc Milazim Krasniqi, ka mbajtur ligjëratën në lëndën "Gazetari hulumtuese", me studentët e vitit të dytë.
Për të komunikuar me studentë aktualisht po perdoren format e grupeve në Facebook, të cilat kanë shërbyer edhe për komunikime të mëhershme, duke pëfshirë shkëmbimin e materialeve mësimore.
























