Colin Hanks kritikon Donald Trump: `Ja se si e shpenzon kohën presidenti`
BKT
Magazina

Colin Hanks kritikon Donald Trump: `Ja se si e shpenzon kohën presidenti`

Djali i madh i Tom Hanks së fundmi ka pushtuar faqet e mediave pasi kritikoi ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Colin Hanks ka pakënaqësitë e tij ndaj Trump-it pasi sipas tij presidenti nuk po bën mjaftueshëm për parandalimin e Koronavirusit. 

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ai ka shpërndarë një foto gjatë takimit që Trump ka zhvilluar me aktorët në këtë periudhë alarmante për të gjithë botën. “Ndërsa shpërthimi i Koronavirusit po ndodhte kjo është mënyra se si Presidenti vendosi ta kalojë kohën e tij”, shkruan ai.

Kujtojmë se babi i tij, Tom Hanks dhe njerka Rita Wilson ndodhen të izoluar në Australi pasi rezultuan pozitiv ndaj analizave të Koronavirusit.


MË SHUME NGA Magazina