Nuk ka nevojë për panik, Kosova nuk ka rrezik nga tërmetet
BKT
Lajme

Nuk ka nevojë për panik, Kosova nuk ka rrezik nga tërmetet

Rreth orës 22:00 janë ndjerë të dridhura të tokës në Kosovë. Sipas ‘CSEMEMSC Last Quake’ ky tërmet ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi. Dridhjen e tokës e kanë ndjerë banorët e Ferizajit dhe të Prishtinës.

Por, Kosova nuk rrezikohet shumë nga dridhjet e tokës. Këtë fakt e ka dhënë gjatë ditës së martë, sizmiologu kosovar, Shemsi Mustafa.

“Me këto tërmete të këtij intensiteti nuk ka nevojë për panikë. Nuk ka vend për shqetësim. Qytetarët të mos dalin jashtë, e të qëndrojnë brenda dhe ti ndjekin romandimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Mustafa.

"Nisur nga Situata e krijuar nga Covid-19 që po përballet këto ditë Kosova, nuk ishte momenti të  raportohet për tërmetin në fjalë të një intensitet të ulët, arsyeja që të mos krijohet panikë. Disa portale e kanë marr raportin n ‘kohë për rastin, por duke kërkua që mos të ekzagjerohen gjerat për shkak të situatës së krijuar. Prandaj për çdo ngjarje sizmike me Mag. >3.5 jemi te obliguar me ligj të raportojmë menjëherë Agjencinë për Menaxhimin Emergjent AME-së, që mos të vijë deri te përhapja i lajmeve të pa vërteta", ka shkruar ai në "Facebook".

Ai ka njoftuar edhe për raportin e tërmetit.

Më 16/03/2020 n’ora 22:13 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 15 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 19 km në jug-perëndim të Prishtinës
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit te Prishtinës.
 Rrjeti Sizmik, SHGJK.


MË SHUME NGA Lajme