Victoria dhe David Beckham në pritje të fëmijës së tyre të pestë
Sipas “Woman’s Day Australia”, Victoria dhe David Beckham janë në pritje të një fëmije të pestë.
Tabloidi në fjalë pretendon se spekulimet për shtatzëninë e Victoria ishin nxitur nga vetë ajo dhe nga fotot e saj paparacëve që tregonin barkun e saj.
Shtatzënia e Victoria u vërtetua gjithashtu nga një mik i famshëm në kushte anonime.
“Shtatzënia do ta bënte Victoria-n më të lumtur. Historia ka treguar se martesa e tyre është më e fortë pikërisht gjatë shtatzënisë së Victoria, “tha ky burim.
Victoria dhe David janë prindër krenarë të katër fëmijëve – Harperit tetëvjeçar, Cruz 15-vjeçar, Romeo 17-vjeç dhe Brooklyn 21-vjeçar.
“Në vitet e fundit, ata janë përballur me vështirësi martesore dhe është pikërisht fëmija ai që ata kanë nevojë ta kthejnë martesën e tyre në rrugën e duhur. Djali më i madh i çiftit, Brooklyn Beckham, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e 21-të, mezi pret ta shohë atë, “shtoi ai.























