A do të ketë paga në fund të muajit? – Flet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se të enjten do të jetë gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se “nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon”!
Postimi i Ramës në Facebook:
ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim sepse të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!
nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!
durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!























