17:11 / 18.03.2020
Unai Emery, trajner i ri i Fiorentinës?
Ish trajneri i Arsenalit, Unai Emery mund të jetë trajneri i ri i Fiorentinës.
Emery i është ofruar stoli i Evertonit para Carlo Ancelottit, por tekniku spanjoll nuk e pranoi sepse në atë kohë sapo ishte shkarkuar nga “Topçinjtë”.
Mirëpo, raportimet e Corriere dello Sport thonë se Emery është në konsideratën e Fiorentinës.
Presidenti i klubit italian, Rocco Commisso është duke konsideruar të gjitha opsionet për sezonin e ardhshëm, kurse Emery shihet si zëvendësuesi adekuat i Beppe Iachini.
Për Emery thuhet se ka interesim edhe klubi spanjoll, Atletico Madrid nëse vendosin ta shkarkojnë Diego Simeone.























