18:53 / 18.03.2020
Moti nesër në Kosovë
Të enjten në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe kryesisht i qetë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, njofton IHMK-ja.
Sipas institutit, do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, e lehtë deri mesatare.
























