19:49 / 18.03.2020
Mustafa: LDK inicion mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë Kurti.
Ai ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.
"LDK inicon mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverise Kurti", ka thënë Mustafa.
Sipas tij, kjo qeveri rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në, e cila ka paralajmëruar tërheqjen e trupave.























