COVID-19/ Shqipëria, e dyta në rajon për numrin e testeve të kryera
Shqipëria qëndron e dyta në rajon për numrin e testeve të kryera për të evidentuar personat e prekur me COVID-19, pas Kroacisë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një grafik ku paraqitet numri i testeve që janë kryer nga secili vend i rajonit deri dje.
Në rajon, Kroacia është vendi që ka kryer më tepër teste. Gjithsej janë kryer 880 teste ku kanë rezultuar 56 persona pozitivë.
Ndërsa e dyta qëndron Shqipëria e cila ka kryer 605 teste ku kanë rezultuar 55 persona pozitivë.
Pas Shqipërisë renditet Serbia me 316 teste dhe 57 persona pozitivë, duke vijuar më pas me Kosovën, që ka kryer 272 teste ku kanë rezultuar 17 persona pozitivë.
Bosnjë-Hercegovina ka kryer 257 dhe 25 persona kanë rezultuar pozitivë. Më pak teste ka kryer Mali i Zi, vetëm 44 ku rezultojnë 2 persona pozitivë.
Në grafik mungon Maqedonia e Veriut, sepse nuk disponohej shifra e konfirmuar zyrtarisht e ditës së djeshme.























