07:56 / 19.03.2020
Bytyqi: Turqia merr masa për mbrojten nga koronavirus
Në një lidhje direkte nga Stambolli Qamil Bytyqi nga qendra kulturore e Kosovës, ka njoftuar për mënyrën se si po menaxhohet situata me pandeminë koronavirus në Turqi.
"Masat që i ka marrë Turqia janë pothuajse sikur vende e tjera", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se Turqia po merr masa për mbrojten nga koronavirus, edhe në aspektin ekononik.
"Presidenti turk ka premtuar mbështetje ndaj biznesevey duke prentuar 100 miliardë lira turke, tani ka shumë biznese që janë mbyllur. ", tha ai.























