12:05 / 19.03.2020
Rita Ora fotografohet me stil të veçantë gjersa shëtitet rrugëve të Londrës
Këngëtarja 29 vjeçe, dukej mjaft atraktive ndërsa u largua nga shtëpia e saj përkrah regjisorit të klipit të saj më të ri, i cili ishte i mbështjellë me një shall të errët.
Rita zgjodhi të vishte një pallto kafe me gjatësi deri te gjunjtë së bashku me një bluzë të shtypur portokalli dhe një shall njëngjyrësh, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “How to be lonely” gjithashtu dukej sportive me një palë xhinse blu, ndërsa la që flokët bionde të binin të lirshme mbi supet e saj.

E veshur gjithashtu me një kapelë të zezë, Rita përfundoi pamjen e saj të kompletuar edhe me një palë syze dielli.























