Faqja e EBU-së shkruan për uljen e buxhetit të RTK-së
BKT
Lajme

Faqja e EBU-së shkruan për uljen e buxhetit të RTK-së

Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), ka publikuar në faqen zyrtare të saj letrën që ua kishte dërguar zyrtarëve më të lartë të institucioneve vendore, në lidhje me uljen e për 2.3 milionë euro për mediumin publik RTK.

Ndryshe Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) ka kritikuar ashpër qasjen e institucioneve të Kosovës karshi RTK-së. EBU u ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës dhe kryeparlamebtares Vjosa Osmani.

Drejtori Gjeneral i EBU Noel Curran, u ka dërguar  një letër krerëve të institucioneve të Kosovës, duke u bërë me dije se me uljen e buxhetit po demtojnë seriozisht funksionimin e RTK-së.

EBU kërkon nga institucionet që të rishikojnë këtë vendim, ndërkaq raportimin çdo tre muaj në parlament e kanë quajtur presion politik mbi transmetuesin publik.


MË SHUME NGA Lajme