Hoti: Askënd nuk do të lejojmë të vuajë për nevojat e përditshme
BKT
Lajme

Hoti: Askënd nuk do të lejojmë të vuajë për nevojat e përditshme

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, i ka siguruar qytetarët se pavarësisht zhvillimeve politike, do të punojnë 24 orë që ta mbajnë të fortë sistemin tonë shëndetësor karshi koronavirusit, të cilin ai e ka cilësuar si armik të padukshëm.

Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se sot në mëngjes janë takuar me Kryeministrin Kurti dhe disa nga ministrat për të dakorduar masat për mbështetje të bizneseve, me qëllim që bizneset të jenë në gjendje të ofrojnë mallra e shërbime për qytetarë dhe se askënd nuk do ta lejojnë që të vuajë për nevojat e përditshme.

“Mobilizimit e përkushtimit tonë në luftë kundër Covid-19 nuk do t’i mungoj energjia e vullneti”.

“Jemi duke bërë krejt çka është në dorën tonë që ata qytetarë që tash sa ditë gjenden në kushte karantine, të mos u mungojë asgjë që lidhet me shërbimet bazike, siç janë shërbimet shëndetësore, komunale e deri te ato bankare”.

“Askush nuk do të mbetet anash. Askënd nuk do të lejojmë të vuaj për nevojat e përditshme”.

“Lufta s’do jetë e lehtë! Por, kujdesi juaj e përkushtimi i përbashkët do na nxjerrë faqebardhë”, ka shkruar Hoti.


MË SHUME NGA Lajme