Tuna si shkencëtare, inspirohet nga pandemia COVID-19 për fotosesion e fund
BKT
Magazina

Tuna si shkencëtare, inspirohet nga pandemia COVID-19 për fotosesion e fund

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ashtu si shumë të tjerë ka qëndruar e vetë-izoluar këto ditë.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që gjatë karantinimit të realizojë një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Mesa duket e frymëzuar nga situata emergjente e krijuar për shkak të virusit COVID-19, Tuna, ka vendosur që fotosesionin e ri ta realizojë nën menatelin e bardhë, duke pozuar si shkencëtare.

Në njërën prej imazheve, ajo shfaqet mjaft atraktive, teksa përmes efekteve ka shfaqur disa mjetet laboratorike, she ka shkruar “E karantinuar”.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Në një tjetër fotografi, këngëtarja nga Maqedonia vë në pah gjoksin atraktiv me dekoltenë e hapur, ndërsa pozon si e habitur lidhur me atë se çfarë po ndodh.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

“Shkenctarët në laborator janë si…”, shkroi Tuna në mbishkrimin e këtij fotosesioni, të cilin e ndau me ndjekësit e saj në Instagram. 


MË SHUME NGA Magazina