09:35 / 20.03.2020
Pa publikuar albumin The Weeknd fillon të thyejë rekorde me “After Hours"
The Weeknd sot do të lëshoj albumin e tij të ri.
Këngëtari kanadez ka filluar të shijoj suksesin e këtij albumi i cili është i katërti për të ende pa publikuar.
‘After Hours’ albumi i cili është punuar në studion e labelit të tij ‘Xo’ është porosritur mbi 970 mijë persona, gati një milion rezervime për të në ‘Apple Music’.
Kështu ai jo vetëm se thyen rekordet e tij paraprake me ‘Starboy’ por parakalon edhe disa herë fituesen e ‘Grammy’ Billie Eilish e cila mbante deri tani rekordin për ‘Apple Music’.
‘After Hours’ përmban gjithsej 14 këngë, disa prej të cilave tanimë janë lansuar nga Weeknd e një ndër to është edhe hiti ‘Heartless’.
























