Vargjet e këngës së Dua Lipës bëhen hit si një thirrje kundër koronavirusit
BKT
Magazina

Vargjet e këngës së Dua Lipës bëhen hit si një thirrje kundër koronavirusit

Duket se producentët e Dua Lipës kanë bërë një parashikim kur kanë prodhuar këngën “Don’t Start Now” të këngëtares.

Vargjet e këngës së Dua Lipës, “Don’t Start Now” janë bërë hit nepër rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes se tyre

Vargjet “Don’t show up, Don’t Come Out, Don’t start caring about me now, Walk Away, you know how, Don’t Start caring about me now”, janë bërë hit dhe po përdoren që njerëzit të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në shqip këto vargje përkthehen pak a shumë kështu: “Mos u shfaqni, mos dilni, mos filloni tani të kujdeseni për mua, largohu, e di pse, mos fillo tani të kujdesesh për mua”.

Pasi ky varg është shpërndarë, ka qenë edhe vet Dua Lipa që i ka shpërndarë ata duke shkruar: “Nuk i bëj unë rregullat”.

Kujtimet se kënga “Don’t Start Now” ka më shumë se 180 milionë klikime në rrjetet sociale për momentin. /GazetaExpress


MË SHUME NGA Magazina