17:13 / 20.03.2020
Ylli i Boston Celtics pozitiv në koronavirus
Një tjetër basketbollist ka rezultuar pozitiv në Covid-19.
Bëhet fjalë për yllin e NBA , anëtarin e Boston Celtics, Marcus Smart.
Smart, sipas raportimeve të Shams Charania, është lojtari që ka rezultuar pozitiv në testet për Covid-19, transmeton lajmi.net.
Fundori i Celtics i bashkohet emrave si Rudy Gobert, Donovan Mitchell e Kevin Durant.
Mbrëmë është raportuar edhe për dy lojtarë të Los Angeles Lakers që kanë dalë pozitiv në këto teste.























