Shqipëria, masa radikale të duhura dhe në kohë kundër COVID-19
BKT
Shqipëri

Shqipëria, masa radikale të duhura dhe në kohë kundër COVID-19

“Në Shqipëri deri më tani kemi një numër të vogël dhe ky është një lajm i mirë. Shqipëria mora masat e duhura herët dhe në kohë. Kjo ka dëshmuar të jetë vendimtare në ngadalësimin e shpërndarjes të këtij infeksioni të ri. Nëse shikojmë atë që po ndodh në të tjera vende europiane, mund të bëjmë krahasim dhe mund të shikojmë se shpërndarja e deritanishme e virusit është e limituar”.

Kështu deklaroi sot kryetari i Organizatësh Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Raul Gonzales në një intervistë për Top Channel.

I pyetur nëse po testohet mjaftueshëm në Shqipëri, Gonzales tha se “do t’i rekomandoja gjithsecilit ta dëgjojnë të gjithë fjalinë e thënë nga kreu OBSH katër ditë më parë.  Po ai e thotë test, test,  test, të rasteve të dyshuara. Pra të rasteve të dyshuara. Ne nuk jemi përballë mundësisë të shkojmë e të bëjmë një testim të përgjithshëm të popullsisë.  Është e nevojshme një testim racional dhe secili shtet,  duhet të analizojë situatën epidemiologjike duke marrë masat e duhura”.

Lidhur me këshillat më të fundit që OBSH ka dhënë për qeverinë shqiptare. Gonzales thekson se “ne po punojmë nga afër me qeverinë shqiptare e në veçanti me Ministrinë e Shëndetësisë. Këto masa që janë marrë dhe ne po i shikojmë janë këshilla më e mirë që ne japim.  Këshilla jonë është se duhet të zbatohet në mënyrë ekstreme distancimi social dhe zbulimi, i hershëm kur kemi të bëjmë me raste të dyshuara me simptoma apo kur ka të dhëna se personi ka qenë në kontakt me të prekur dhe këtu me patjetër duhet të shkojmë për të testuar”.

“Janë marrë disa masa të rëndësishme se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me shërbimin  shëndetësor. Ne kemi mësuar se qeveria ka hapur një tender për blerje aspiratorësh që janë vendimtarë për shërbimin intensiv në spitale. Sikurse mbrojtja e personelit mjekësor duke siguruar një buxhet për të këtë e ofruar trajnimin e domosdoshëm për ata. Këto janë masat kryesore përfshi ngritjen e një call center për ti dhënë popullsisë të gjithë informacionin e nevojshëm në përballjen me këtë sëmundje”,- nënvizoi Gonzales.


MË SHUME NGA Shqipëri