Milani gjen zëvendësuesin e Ibrës, nuk është Milik
BKT
Sport

Milani gjen zëvendësuesin e Ibrës, nuk është Milik

Edhe pse ka dështuar totalisht këtë sezon me Real Madridin, sulmuesi serb Luka Joviç vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të njohura të futbollit.

Teksa lojtari madrilen rrezikon të burgoset për shkak se udhëtoi në vendlindje kur shteti serb ka ndaluar të gjitha fluturimet ajrore, Milani ka shfaqur interes për ish-sulmuesin e Eintrahtit të Frankfurtit.

Joviç shihet si zëvendësuesi ideal i Zllatan Ibrahimoviçit, për të cilin po shtohen zërat se nuk do t’i rinovohet kontrata me Milanin, sepse shefi i klubit Gazidhis kërkon që skuadra të plotësohet me futbollist të rinj në moshë.

Ndërkohë që “Djalli” po ruan si alternativë rezervë dhe Arkadiush Milik të Napolit, vetë “të kaltrit” interesohen për Joviçin dhe mësohet se kanë nisur kontaktek Realin para kohe.