Apeli i Metës për qytetarët: Mos bëni eksperimente në këto momente kritike
BKT
Shqipëri

Apeli i Metës për qytetarët: Mos bëni eksperimente në këto momente kritike

Presidenti iu bashkua sot fushatës së sensibilizimit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Situata e rëndë, shkaktuar nga COVID-19, ka bërë që personat në nevojë, veçanerisht ata talasemike, të mbeten pa transfuzion gjaku duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.

Në dalje kreu I shtetit I bëri thirrje dhe qytetarëve të respektojnë të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore si dhe kufizimet pasi janë të rëndësishme për jetën e tyre, transmeton oranews.

“Çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale. Nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Është e rëndësishme të respektohen të gjithë udhëzimet e autoriteteve të shëndetit publik dhe kufizimet. Kufizimet nuk duhen konsideruar si privim por mbrojtje e domosdoshme në këto moment kritike“


MË SHUME NGA Shqipëri