Ministrja Manastirliu: Shërohet edhe pacienti zero
BKT
Shqipëri

Ministrja Manastirliu: Shërohet edhe pacienti zero

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se është shëruar plotësisht edhe pacienti zero.

Ditën e djeshme u dha lajmi që janë shëruar dy pacientë, ku njëri ishte babai i pacientit zero.

Statusi:

Një tjetër lajm i mirë
Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi.
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit
#JeniMëTëMirët


MË SHUME NGA Shqipëri